Kuba vrau 4 persona të armatosur, në një anije amerikane

Nga Xhevahir Qardaku
26 Shkurt 2026, 11:56 | Bota

Katër personat e qëlluar për vdekje nga rojet kufitare kubane në një motoskaf të regjistruar në SHBA ishin shtetas kubanë që jetonin në Shtetet e Bashkuara. Këtë e konfirmoi qeveria e Kubës.

Në një deklaratë të postuar në internet, Ministria e Brendshme bëri me dije se pasagjerët e motoskafit, katër të vrarë dhe gjashtë të tjerë të plagosur, gjithashtu qytetarë kubanë, hapën zjarr dhe një anije të rojës bregdetare që u afrua atyre pranë një ishulli në brigjet veriore të vendit.

10 individët, disa prej të cilëve me precedent të mëparshëm kriminalë, ishin të armatosur dhe kishin për qëllim të kryenin një infiltrim për qëllime terroriste, thuhet në deklaratë. Sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio tha se SHBA-të po hetojnë gjithashtu incidentin shumë të pazakontë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos