“Ëndrra gjeorgjiane ka dështuar”, Kobakhidze: Presidentja na ka tradhtuar

Nga Erjon Dervishi
27 Maj 2024, 15:17 | Bota

Nuk ka shpresa për demokracinë në Gjeorgji. Komiteti parlamentar gjeorgjian hodhi poshtë të veton e presidentes ndaj legjislacionit për etiketimin e organizatave jo qeveritare të cilat do të cilësohen ‘agjentë të huaj’ nëse marrin mbi 20 për qind të financimeve nga donatorët perëndimorë. Ligji në fjalë ka shkaktuar qindra protesta masive për javë të tëra.

Lëvizja e komisionit gjyqësor të parlamentit krijon mundësinë e një votimi të legjislaturës së plotë ditën e martë për të anashkaluar veton e Presidentes Salome Zurabizhvill ligjit, për të cilën ajo dhe kritikët e tjerë thonë se do të kufizojë lirinë e medias dhe do të pengojë shanset e Gjeorgjisë për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian. Kundërshtarët e denoncojnë atë si "ligji rus" sepse i ngjan masave të ndërmarra nga Kremlini. Zurabizhvilli vuri veton ndaj ligjit më 18 maj pasi ai u miratua në parlament nga deputetë të partisë qeverisëse ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ dhe aleatëve të saj. Ky bllok ka vota të mjaftueshme në parlament për të anashkaluar veton.

“Ndërsa fantazma e Rusisë duket mbi ne, partneriteti dhe afrimi me Evropën janë rruga e vërtetë për ruajtjen dhe forcimin e pavarësisë dhe paqes sonë. Ata që sabotojnë dhe minojnë këtë rrugë shkelin dhe dëmtojnë të ardhmen paqësore dhe të sigurt të vendit tonë, duke penguar rrugën drejt anëtarësimit të plotë drejt botës së lirë dhe demokratike”, tha Salome Zourabichvili, Presidente e Gjeorgjisë.

Protestat e mëdha kanë kapluar vazhdimisht kryeqytetin, Tbilisi, teksa masa ka kaluar nëpër parlament. Por kryeministri Kobazhidze kritikoi ashpër reagimin e presidentes.

“Ishin uniteti dhe hapat e arsyeshëm të popullit dhe qeverisë së zgjedhur që na dhanë mundësinë për të ruajtur paqen në vend për dy vitet e fundit, pavarësisht kërcënimeve ekzistenciale dhe tradhtive të shumta, duke përfshirë tradhtinë e presidentes së Gjeorgjisë”, tha Irakli Kobakhidze, Kryeministër i Gjeorgjisë.

Protestat e mëdha kanë kapluar vazhdimisht kryeqytetin, Tbilisi, teksa ligji ka kaluar për miratim në parlament. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos