Ndryshimet në planin e paqes në Gjenevë, Rusia: Nuk kemi marrë asnjë përditësim zyrtar

Nga Xhevahir Qardaku
24 Nëntor 2025, 12:21 | Bota

Ndryshimet në planin e paqes në Gjenevë, Rusia: Nuk kemi

Kremlini ende nuk i ka marrë përditësimet zyrtare në planin e paqes për Ukrainën. Këtë e konfirmoi zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, duke theksuar se ai është duke pritur ndryshime të mundshme në planin 28-pikësh të ofruar nga Shtetet e Bashkuara.

Kremlini njofton se Rusia mbetet e hapur për negociata dhe është e përkushtuar të mbështesë bisedimet mes palëve. “Nuk kemi parë ende asnjë plan. Lexuam një deklaratë që thoshte se, pas diskutimeve në Gjenevë, u bënë disa ndryshime në tekstin që kishim parë më pare”, tha Peskov.

“Me sa duket, dialogu po vazhdon dhe disa kontakte do të vazhdojnë”, shtoi ai. Ndërkohë, Kremlini konfirmon se presidenti rus do të zhvillojë një telefonatë me homologun nga Turqia.

Vendi që drejtohet nga Rexhep Tajip Erdogan, është vetëofruar që të organizojë një samit mes liderëve ukrainas, rus dhe amerikanë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos