Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump kërkoi dënim me vdekje për autorin e vrasjes së një vajze 23-vjeçare ukrainase në, e cila kishte ikur nga lufta për të gjetur siguri në SHBA.
Ngjarja tronditëse ndodhi në Karolinën e Veriut, kur DeCarlos Brown goditi për vdekje Iryna Zarutska, ndërsa ajo ishte ulur përballë tij.
Në një reagim në Truth Social, Trump shkroi se: “Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase, e cila erdhi në Amerikë duke kërkuar paqe dhe siguri, duhet të marrë dënimin me vdekje! Nuk ka zgjidhje tjetër”.
Iryna Zarutska, vetëm 23 vjeç, kishte ardhur në SHBA si refugjate nga Ukraina, duke ikur nga lufta dhe duke kërkuar një jetë të sigurt. Vdekja e saj tragjike ka prekur zemrat e mijëra njerëzve që e kanë përkujtuar në rrjetet sociale me mesazhe solidariteti. (A2 Televizion)