Polonia ka marrë oferta mbështetjeje për mbrojtjen e saj ajrore nga aleatët e saj evropianë, thotë kryeministri Donald Tusk.
Sipas mediave të huaja, ai sapo foli me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Holandës, Ukrainës dhe NATO-s.
"Në bisedat e mia sot... mora jo vetëm shprehje solidariteti me Poloninë, por mbi të gjitha propozime për mbështetje konkrete për mbrojtjen ajrore të vendit tonë", tha ai më tej, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se ditën e sotme, disa dronë të Rusisë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë, duke bërë që vendi të aktivizonte nenin 4 të NATO-s. (A2 Televizion)