Zjarrfikësit luftuan me një zjarr të madh në Niebla, në jug të Spanjës. Autoritetet u detyruan që të bënin evakuimin e 340 personave.
Zjarri filloi të premten pasdite në provincën Huelva dhe ka djegur të paktën 4,000 hektarë, konfirmuan zyrtarët.
Më shumë se 300 zjarrfikës, të mbështetur nga një njësi ushtarake spanjolle, janë vendosur në vend, ndërsa erërat e ndryshueshme ndërlikojnë përpjekjet për përmbajtjen e vatrave të zjarrit.
Spanja ka luftuar vazhdimisht në këtë sezon veror më flakët në disa pjesë të vendit. (A2 Televizion)