“Shtrihu në tokë”, momenti kur arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së shokut të tij

Nga Artin Halili
9 Gusht 2026, 10:54 | Kronikë

“Shtrihu në tokë”, momenti kur arrestohet autori i dyshuar

A2CNN ka siguruar momentin e arrestimit të Kristjan Sterjos, 20-vjeçarit që dyshohet si autor i vrasjes së Joan Zukos.

Sterjo u arrestua në mesnatë nga Policia e Korçës, në bashkëpunim me forcat RENEA, pranë mitropolisë, teksa po kthehej në banesë për të marrë lekë dhe për të vijuar arratinë.

Në pamjet e siguruara nga A2CNN, gjatë momentit të prangosjes, policia dëgjohet t’i thotë të dyshuarit: “Shtrihu në tokë”.

Dyshohet se më 8 gusht, Sterjo qëlloi me kallashnikov 20-vjeçarin Joan Zuko, pas një konflikti që kishte nisur më herët mes tyre.

Sipas dëshmisë së autorit të dyshuar, konflikti mes dy të rinjve lidhej me disa episode të mëparshme, ndërsa një nga shkaqet që dyshohet se ka çuar në përshkallëzimin e situatës ka qenë ngacmimi i të dashurës së autorit të dyshuar.

Por, krahas këtij konflikti, hetuesit po marrin në konsideratë edhe përplasjet e mëparshme mes dy të rinjve, të cilët dyshohet se kishin pasur debate për shkak të pretendimeve se kush ishte “më i forti” i lagjes. (A2 Televizion)

 
 

A2 CNN Livestream

Latest Videos