Edhe Serbia po përballet me flakë në këtë verë të nxehtë. Gjatë orëve të fundit vazhdon lufta kundër zjarrit në disa zona, me flakët që kanë prekur rreth 1,500 hektarë pyll dhe bimësi të ulët.
Informacion inkurajues nga terreni është se era është pak më e dobët këtë mëngjes, por ende po ndryshon drejtim.
Siç raporton gazetari i N1, këtë mëngjes situata është disi më e qetë dhe më e qëndrueshme në vendbanimin Šumarak sesa në ditët e kaluara, dhe zjarrfikësit arritën të shuajnë një pjesë të zjarrit pranë këtij vendi gjatë natës.
Kjo është dita e katërt me radhë që ekipet zjarrfikëse po luftojnë kundër vatrave që rrezikojnë edhe zonat e banuara në Serbi. Përveç njerëzve në terren, autoritetet kanë përdorur helikopterë dhe avionë që lëshojnë ujë për shuarjen e flakëve. (A2 Televizion)