Kina nuk është e interesuar për një luftë tregtare, por nuk do të frikësohet nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë kërcënimet e saj tarifore, tha Ministria e Jashtme kineze në lidhje me tarifat amerikane.
Në një konferencë për mediat, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tha se kauza e SHBA nuk fiton mbështetjen e popullit dhe do të përfundojë në dështim. Kina nuk do të ulet duarkryq dhe do të lejojë që të drejtat dhe interesat legjitime të popullit kinez të privohen, shkruan A2.
“SHBA po vijon me vendosjen e tarifave ndaj Kinës dhe Kina e kundërshton këtë bullizim. Kina nuk do të pranojë në mënyrë apsolute presionin, kërcënimin dhe shantazhet. Kjo nuk është mënyra e duhur për të negociuar me Kinnë. Nëse pala amerikane dëshiron të bisedojë, duhet të tregojë sjellë të barazisë, respektit dhe reciprocitetit. Nëse SHBA injoron interest e dy vendeve dhe të komunitetit ndërkombëtar dhe insiston në luftën e tarifave dhe luftën tregtare, Kina me siguri do ta shoqërojë deri në fund”, u shpreh Lin Jian, zëdhënës i MPJ së Kinës.
Në reagimin e tij, zyrtari i lartë i qeverisë kineze, fajësoi Shtetet e Bashkuara për veprimet unilaterale të Uashingotnit dhe tendencave të saj hegjemoniste.
“Shtetet e Bashkuara fajësojnë Kinën për problemet e saja, të cilat jo vetëm që nuk bazohen në fakte, por është gjithashtu edhe kundër qasjes ekonomike të përbashkët. Proteksionzimi dhe unilateralizmi hegjemonik i Shteteve të Bashkuara është jo popullore dhe do të shtojë më shumë kostot globale, godet stabilitetin e tregtisë, dëmotn interest e të gjitha vendeve në botë”, deklaroi Jian.
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi brenda natës të së mërkurës një pauzë të menjëhershme 90-ditore të tarifave për shumë partnerë tregtarë, ndërsa në të njëjtën kohë rriti presionin ndaj Kinës. Ai e rriti tarifën për importet kineze në 125% nga niveli 104% që filloi të mërkurën, si hakmarrje ndaj njoftimit të Kinës për një taksë prej 84% për mallrat amerikane duke filluar nga e enjtja. (A2 Televizion)