Pa nisur ende zbatimi i marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve midis Hamasit dhe Izraelit, palestinezët në Gaza kanë filluar të hapin varre masive për të varrosur të afërmit e tyre që kanë mbetur viktima të sulmeve nga IDF-ja.
Trupat e qindra palestinezëve të vrarë janë nxjerrë nga spitali Al-Shifa dhe janë dërguar në Khan Younis, në jug të Rripit, ku dhe janë varrosur në një varr masiv.
Sakaq, sa i përket marrëveshjes Hamasi do të lirojë 50 pengje, 30 fëmijë, 8 nëna dhe 12 gra në këmbim të 150 palestinezëve që do të lihen të lirë nga Izraeli.
Deri në mbrëmje grupi do të shpallë emrat e 10 pengjeve të parë, të cilët do të lirohen për çdo ditë të armëpushimit. (A2 Televizion)