Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit pritet që të nisë në orën 09.00 të së enjtes. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i Izraelit për CNN.
Ekziston një opsion që pauza të zgjasë për 10 ditë, por megjithatë zyrtarët e Izraelit nuk besojnë që ky është një skenar që mund të ndodhë.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi, kur po njoftonte arritjen e marrëveshjes, se për çdo 10 pengje shtesë që shtohen, do të shtohet një ditë pauze në luftime.
Sjellim në vëmendje se Izraeli dhe Hamasi rënë dakord për një marrëveshje për lirimin e 50 pengjeve që mbahen në Gaza gjatë një pauze 4-ditore në luftime. Zyrtarët izraelitë thanë se 50 pengjet që do të lirohen do të jenë të gjithë gra dhe fëmijë.
Nëse ka sukses, ky do të jetë armëpushimi i parë që nga fillimi i luftës. (A2 Televizion)