Zyra e kryeministrit Netanyahu bëri me dije se delegacioni izraelit do të udhëtojë drejt Katarit sërish javën e ardhshme për të vijuar negociatat për propozimin e armëpushimit në Gaza.
Sipas zyrës në Netanyahut, bisedimet do të jenë të nivelit të lartë pas takimit që kreu i Mossadit, David Barnea zhvilloi në Doha me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.
Megjithatë, nënvizohet se dallimet midis dy palëve mbeten ende të mëdha.
Ndërkohë, Izraeli ka vijuar gjatë natës bombardimet në disa zona të ndryshme të Gazës, si dhe në kampet e refugjatëve në Maghazi e Nuseirat.
Nga raportimet bëhet me dije se 11 persona kanë humbur jetën, teksa shumë të tjerë mbetën të lënduar.
(A2 Televizion)