Djali i presidentit amerikan, Hunter Biden, u deklarua i pafajshëm në një gjykatë federale në Los Anxhelos për akuzat se kishte shmangur taksat për 1.4 milionë dollarë, midis viteve 2016 dhe 2019, duke shpenzuar pjesën më të madhe të tyre për drogë, eskorta, makina dhe rroba luksoze.
Akuzat lindën të gjitha nga një hetim federal shumëvjeçar mbi marrëdhëniet tatimore dhe të biznesit të Hunter Biden, i cili pritej të përfundonte gjatë verës me një marrëveshje të pranimit të fajit, në të cilën ai do të merrte dy vjet lirim me kusht. Por ujdia mes Departamentit të Drejtësisë dhe Hunter Biden, u prish në momentet e fundit.
Në aktakuzë, prokurorët pretendojnë se Hunter Biden "u angazhua për katër vjet në një skemë mashtruese për të shmangur pagimin e afërsisht 1.4 milionë dollarëve në taksat federale të borxhit për vitet tatimore 2016 deri në 2019 dhe janar 2017 deri në 2020, si edhe për t'iu shmangur vlerësimit të taksave për vitin 2018, viti tatimor”.
Çështja kundër Hunter Biden ka shkaktuar debate të shumta politike në vend, me republikanët që pretendojnë se ai po Ia hedh paq, për shkak të babait të tij president. (A2 Televizion)