“Nëse doni luftë, jemi gati!” Lavrov kërcënon Perëndimin: Nuk i jepni dot ultimatum Rusisë

Nga Erjon Dervishi
13 Maj 2024, 22:36 | Bota

“Nëse Perëndimi dëshiron të luftojë për Ukrainën në fushën e betejës, Rusia është gati t’i kundërpërgjigjet”. Ky është reagimi i Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergeri Lavrov. Kërcënimi i numrit dy të qeverisë ruse, vjen në momentin kur forcat ruse kanë përparuar në pjesën veriore dhe kërcënojnë realisht me 30 mijë forca qytetit kryesor të Kharkiv.

“Është e drejta e tyre, nëse duan të jenë në fushën e betejës, do të jenë në fushën e betejës”, tha Sergei Lavrov, Ministër i Jashtëm i Rusisë. 

Lavrov, i cili ka shërbyer për dy dekada si ministër i Jashtëm, po fliste në një seancë parlamentare për riemërimin e tij në post në një qeveri të re që po formohej pasi Putin filloi një mandat të ri gjashtëvjeçar këtë muaj. Media ruse RIA Novosti, citoi Lavrov të thoshte se bisedimet e paqes për Ukrainën që do të zhvillohen në Zvicër muajin e ardhshëm pa pjesëmarrjen e Rusisë përbënin një ultimatum për Moskën.
“Nuk mund të flasësh me askënd kështu, veçanërisht me ne. Konferenca përbën një lloj ultimatumi për Rusinë".

Sakaq, trupat ruse s hynë në Ukrainë pranë qytetit të saj të dytë më të madh, Kharkiv, duke hapur një front të ri verilindor në një luftë që për gati dy vjet është zhvilluar kryesisht në lindje dhe jug. Përparimi mund të tërheqë disa nga forcat e dobësuara të Kievit nga lindja, ku Rusia po përparon ngadalë.

"Armiku po përpiqet ta shtrijë qëllimisht vijën e përparme, duke sulmuar në grupe të vogla, por në drejtime të reja", tha guvernatori i Kahrkivit, Oleh Syniehubov. Situata është tepër e vështirë theksoi ai. Si pasojë e luftimeve dhe ofensivës së afërt ruse, afro 6 mijë civilë janë evakuuar nga rajoni i Kharkiv. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos