
Liderët e Bashkimit Evropian kanë akuzuar kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán, për pabesi dhe shantazh, pasi ai bllokoi një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën.
“Nuk ka naftë nuk ka para,” tha Orbán në një postim në X pas samitit të së enjtes në Bruksel, gjatë të cilit ai refuzoi të heqë veton, duke përmendur mosmarrëveshjen lidhur me një tubacion të dëmtuar që transporton naftë ruse drejt Hungarisë.
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se veprimet e Orbán përbëjnë “një akt të rëndë pabesie”, ndërsa kreu i Këshillit Evropian, António Costa, i përshkroi ato si të barasvlershme me “shantazh”.
Orbán i cili ka mbajtur lidhje të ngushta me Rusinë që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022 e ka bërë qëndrimin armiqësor ndaj Ukrainës një çështje kyçe përpara zgjedhjeve të 12 prillit.
Hungaria varet nga energjia ruse dhe Orbán ka akuzuar Ukrainën se po ndërpret këto furnizime energjetike duke mos riparuar një tubacion të epokës sovjetike, të quajtur “Druzhba”, i cili transporton naftë ruse drejt Hungarisë dhe Sllovakisë përmes Ukrainës. (A2 Televizion)