
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të shtunën se sulmet e Izraelit kanë bërë që programi bërthamor i Iranit të bëjë hapë pas, ndoshta me vite, dhe gjithashtu shtoi se goditje më të forta do të vijnë në ditët në vijim.
“Do të godasim çdo pikë dhe objektiv të regjimit të Ajatollahëve dhe ajo që kanë parë deri tani nuk është asgjë krahasuar me atë që do të bëjmë në ditët në vijim”, tha Netanyahu në një videomesazh.
Ai shtoi se ushtria izraelite po shkatërronte aftësitë e Iranit për të prodhuar raketa balistike.
Çfarë po ndodh tani
• Irani lëshoi një valë të re raketash drejt Izraelit herët të shtunën, duke përmbyllur një natë shpërthimesh dhe sulmesh të ndërsjella mes dy vendeve, që shkaktuan shkatërrime në Tel Aviv dhe Teheran.
• Konflikti i kahershëm mes Iranit dhe Izraelit është përshkallëzuar pas një sulmi të paprecedentë të Izraelit të premten në mëngjes ndaj objektivave bërthamore dhe ushtarake iraniane, ku u vranë disa nga udhëheqësit më të lartë të vendit, duke rritur frikën për një luftë më të gjerë rajonale.
• Sipas autoriteteve izraelite, tre persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet iraniane. Irani ka raportuar të paktën 78 të vrarë dhe 320 të plagosur nga sulmet izraelite, shumica civilë.
• Ministri izraelit i mbrojtjes deklaroi të shtunën se banorët e Teheranit “do të paguajnë një çmim të rëndë” dhe se kryeqyteti iranian “do të digjet” nëse Irani vazhdon me sulmet raketore. (A2 Televizion)