
Pasi kryeministri Benjami Netanyahu deklaroi për mediat vendase se është i gatshëm të pranojë pezullimin e përkohshëm të luftimeve në Rripin e Gazës për të liruar disa pengje, zyra e tij shtoi se është lëvizja islamike e Hamasit ajo që refuzon marrëveshjen dhe jo Izraeli.
Sipas ekspertëve të sigurisë, kreu i Hamasit, Yahya Sinëar po merr kohë në negociatat për armëpushim me shpresën se një luftë e plotë do të shpërthejë me hyrjen e Hezbollahut në konflikt
Ndërkohë SHBA-të reaguan për këtë çështje duke thënë se nëse do të ketë një përballje me Hezbollahun, atëherë do të mbështesë plotësisht Izraelin.
Më herët gjatë ditës, siç njoftoi Marina Britanike, një anije tregtare është dëmtuar nga një sulm me dron në Detin e Kuq, afër Jemenit, por nuk raportohet për të lënduar.
Të shtunën, të paktën 42 njerëz vdiqën në sulmet izraelite në kampin e refugjatëve Shati dhe në periferi të Tuffah në qytetin e Gazës. (A2 Televizion)