Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se i janë dhënë "udhëzime për vazhdimin e fushatës" kundër Iranit gjatë një takimi me ministrin e tij të Mbrojtjes, Shefin e Shtabit dhe kreun e Shërbimit të Sigurisë, Mossad.
Duke folur nga çatia e selisë së IDF në Tel Aviv, Netanyahu u shpreh: "Forcat tona tani po e godasin zemrën e Teheranit me forcë gjithnjë e më të madhe dhe kjo do të rritet edhe më shumë në ditët në vijim".
"Megjithatë, këto janë ditë të dhimbshme. Dje, këtu në Tel Aviv dhe tani në Beit Shemesh, humbëm njerëz të dashur. Zemra ime është me familjet dhe, në emër të të gjithë juve, qytetarëve të Izraelit, u dërgoj urimet e mia më të mira për shërim të shpejtë të plagosurve", shtoi Netanyahu, shkruan A2.
Netanyahu shtoi se Izraeli po përdor "të gjithë forcën e IDF" në një fushatë për të "siguruar ekzistencën dhe të ardhmen". (A2 Televizion)