Ajatollah Alireza Arafi është emëruar anëtar jurist i Këshillit Qeverisës, i ngarkuar me detyrën e Udhëheqësit Suprem të përkohshëm. Kjo u raportua nga agjencia iraniane e lajmeve ISNA. Siç përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës Islamike, derisa Asambleja e Ekspertëve të zgjedhë një udhëheqës të ri, tranzicioni i Iranit do të udhëhiqet nga Këshilli i Përkohshëm, i cili përfshin Presidentin Massoud Pezeshkian, Kryetarin e Gjyqësorit Gholamhossein Ejei dhe Ajatollah Arafi. Arafi është anëtar i Këshillit të Kujdestarit dhe u zgjodh për tranzicionin nga Këshilli i Ekzaminimit, siç kërkohet me ligj.
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian deklaroi se vrasja e Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei përbën "një deklaratë lufte kundër të gjithë myslimanëve", duke shtuar se "hakmarrja për vdekjen e tij është një e drejtë dhe gjithashtu një detyrë legjitime". "Vrasja e autoritetit më të lartë politik të Republikës Islamike të Iranit dhe e një udhëheqësi të shquar të shiizmit global është një deklaratë e hapur lufte kundër myslimanëve dhe kundër shiitëve në të gjithë botën", tha ai për televizionin shtetëror. Irani "e konsideron detyrën dhe të drejtën e tij legjitime të hakmerret ndaj autorëve dhe arkitektëve të këtij krimi historik".
Ndryshime ka pasur edhe për Korpusin e Gardës Revolucionare të Iranit. Raportohet se Komandnat i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit është emëruar, Ahmad Vahidi. Komandanti i mëparshëm, Gjenerali Mohammad Pakpour, u vra në sulmet e përbashkëta izraelito-amerikane ndaj Iranit të shtunën. Garda Revolucionare është një forcë e madhe ushtarake, politike dhe ekonomike në Iran dhe është e ndarë nga ushtria e rregullt e vendit.
Sakaq një reagim i ashpër ka ardhur nga Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian. Ai tha se "Republika Islamike e Iranit e konsideron detyrë dhe të drejtë legjitime të hakmerret ndaj atyre që janë përgjegjës dhe nxitës të këtij krimi historik", tha Presidenti iranian Masoud Pezeshkian, duke iu referuar vrasjes së Ajatollah Ali Khameneit.
Hezbollahu do të "kundërshtojë" agresionin amerikano-izraelit që vrau udhëheqësin suprem iranian Ali Khamenei , tha Naim Qassem, kreu i grupit pro-iranian libanez. "Ne do ta përmbushim detyrën tonë duke iu kundërvënë agresionit", tha udhëheqësi i Hezbollahut në një deklaratë. "Cilado qofshin sakrificat, ne nuk do ta braktisim rrugën e rezistencës". Hezbollahu nuk ka ndërhyrë që kur sulmi i plotë amerikano-izraelit ndaj Iranit filloi dje.
Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, një aleat i Iranit. Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një mesazh ngushëllimi homologut të tij iranian Masud Pezeshkian për vrasjen e udhëheqësit Ali Khamenei , duke e quajtur atë "një burrë shteti të shquar që dha një kontribut të jashtëzakonshëm personal në zhvillimin e marrëdhënieve miqësore ruso-iraniane, duke i ngritur ato në nivelin e një partneriteti strategjik gjithëpërfshirës". Për presidentin rus Vladimir Putin, vrasja e Khameneit ishte "një vrasje cinike (A2 Televizion)