Olimpia e dikurshme, fshati që po zhduket për 3 kilometra rrugë

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
19 Nëntor 2026, 15:13 | Sociale

Premtimet që duhej të jepnin shpresë, në fakt kanë prodhuar shpopullim deri në humbje të besimit. Në dekada dhjetëra kandidatë, deputetë dhe kryetarë bashkish i kanë premtuar Mavrovës ndërtimin e 3 kilometrave rrugë, rrugë e cila nuk u bë asnjëherë dhe sot fshati që mban rrënojat e qytetit antik të Olimpias, gjendet i braktisur. 

Mavrova, një ndër fshatrat më të dëgjuar të Bashkisë se Selenicës, me rrënojat e qytetit antik të Olimpias, sot vuan për 3 km rrugë që ta lidhë me aksin kryesor rrugor të lumit të Vlorës.

Dhe realiteti sot është vërtet i hidhur. Fshat i braktisur nga njerëzit dhe dalëngadalë po ndalen edhe ato pak aktivitete bujqësore, ndërsa blegtoria ka kohë që nuk ekziston më në këtë fshat, shkruan A2.

Përveç rrënojave të Olimpias, në fshat kanë nisur të duken si antike edhe banesat e dikurshme si dhe godina e shkollës. Por, ajo që është më e trishtueshmja është që tashmë ato pak banorë që kanë mbetur nuk shpresojnë më për asgjë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos