Netanyahu pranon humbjet në civilë e ushtarë, por jo armëpushimin

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2023, 19:51 | Bota

Netanyahu pranon humbjet në civilë e ushtarë, por jo

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu thotë se lufta në Gaza po prodhon një çmim shumë të rëndë, për të dy palët.

Ushtria izraelite thotë se më shumë se 150 ushtarë të saj, 154 konkretisht, kanë mbetur të vdekur në territorin palestinez, që nga nisja e ofensivës së saj atje. E shtuna rezulton një nga më tragjiket, me mbi 200 viktima në Gaza, por kryeministri izraelit thotë se nuk ka asnjë shans e asnjë zgjidhje tjetër veçse të vazhdojnë luftën.

Viktimat e një dite më parë i pranoi edhe Ministria e Shëndetësisë në Gaza, që flet për më shumë se 160 të vdekur. Edhe një herë qeveria e Tel Avivit, pavarësisht se pranon kostot e luftës, thotë se ajo nuk do të ndalet, derisa Izraeli të arrijë objektivat e tij.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos