
Kryeministri Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë izraelite të sulmojë pozicionet e Hezbollahut në Liban, pavarësisht se zyrtarisht është në fuqi një armëpushim midis dy vendeve, raporton A2CNN.
“Kam urdhëruar ushtrinë të nisë një sulm të fortë ndaj objektivave të Hezbollahut në Liban”, citohet të ketë thënë kryeministri izraelit, sipas medias "Channel 12".
Sulmet vijnë në një kohë kur Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer akuza të vazhdueshme ndaj njëri-tjetrit për shkelje të armëpushimit.
Më herët Hezbollahu e cilësoi si të pakuptimtë armëpushimin e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara në luftën me Izraelin. (A2 Televizion)