Komisioni Evropian ka rritur presionin ndaj Shteteve të Bashkuara duke paraqitur planin e “hakmarrjes me vlerë gati 100 miliardë euro për importet - duke përfshirë artikuj të shtrenjtë si avionë e deri tek pijet alkoolike si uiski, të cilëve mund t’u vendosen tarifa. Listat përfshijnë makina pasagjerësh, pajisje mjekësore, kimikate dhe plastika, si dhe një mori produktesh bujqësore.
Gjithashtu në listë janë rikthyer dhe pije të tjera alkoolike, pasi vendet prodhuese të verës, Franca dhe Italia, ushtruan presion mbi Komisionin Europian që t'i hiqte ato nga frika e zemërimit të Trump, shkruan A2 CNN. BE-ja po shqyrton gjithashtu kufizimin e eksporteve të çelikut të skrapit dhe produkteve kimike me vlerë 4.4 miliardë euro.
Objektivi i vërtetë mbetet “rezultati i negociuar me SHBA-në”, tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një deklaratë. “Ne vazhdojmë të përgatitemi për të gjitha mundësitë dhe konsultimi i nisur do të na ndihmojë të orientohemi në këtë punë të nevojshme”, theksoi Von der Leyen. (A2 Televizion)