Një ditë pas zgjedhjeve presidenciale, vritet kryebashkiakja në Meksikë

Nga A2 CNN
4 Qershor 2024, 08:04 | Bota

Një ditë pas zgjedhjeve presidenciale, vritet kryebashkiakja në

Kryebashkiakja e një qyteti perëndimor të Meksikës është vrarë, vetëm 24 orë pas zgjedhjes së presidentes së parë femër, Claudia Sheinbaum. Sipas raportimeve të mediave lokale, e shoqëruar nga truproja e saj, Yolanda po hynte në një palestër, pranë sheshit kryesor të Cotija, kur një grup burrash hapën zjarr, duke shkaktuar plagosjen e kryebashkiakes.

Ajo u transferua në Spitalin Rajonal të Los Reyes, ku pak minuta më vonë u konfirmua vdekja e saj.

Qeveria e shtetit meksikan të Michoacan ka dënuar vrasjen e presidentes komunale të Cotija, Yolanda Sánchez Figueroa, si dhe njoftoi se ka nisur hetimet për të gjetur përgjegjësit për krimin.

“Për të identifikuar personat përgjegjës për aksidentin, u nis një operacion sigurie i koordinuar me agjencitë federale”, thuhet në njoftim.

Vitin e kaluar, kryebashkiakja e Cotija u rrëmbye për disa ditë më 22 shtator 2023 në Zapopan, Jalisco, kur një grup burrash të armatosur e morën nga automjeti në të cilin ajo ndodhej. Ajo kishte marrë kërcënime me vdekje nga një grup i dyshuar kriminal dhe në momentin e rrëmbimit ajo nuk kishte siguri.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos