Një grup i armatosur hap zjarr pranë ambasadës amerikane në Bejrut

Nga A2 CNN
5 Qershor 2024, 09:49 | Bota

Një grup i armatosur hap zjarr pranë ambasadës amerikane në

Një grup njerëzish të armatosur hapën zjarr pranë ambasadës amerikane në Bejrut, Liban. Kjo është bërë e ditur nga Jerusalem Post, duke cituar mediat arabe.

“Në orën 08:34 të mëngjesit me orën lokale, u raportuan të shtëna me armë zjarri të kalibrit të vogël pranë hyrjes së Ambasadës së SHBA-së. Falë reagimit të shpejtë të LAF, ISF dhe ekipit të sigurisë së ambasadës, objekti ynë dhe ekipi ynë janë të sigurt. Hetimet janë në vazhdim dhe ne jemi në kontakt të ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit të vendit pritës”, njoftoi në një postim në X, Ambasada e SHBA-së në Bejrut.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos