Një i vdekur dhe 12 të plagosur nga bombardimi rus në bllokun e ambasadave, ku ndodhej dhe ajo shqiptare

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2024, 16:11 | Bota

Një i vdekur dhe 12 të plagosur nga bombardimi rus në bllokun e

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur nga sulmi me raketa që Rusia kreu mbi kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Lajmi u konfirmua nga Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit përmes një postimi në Telegram, shkruan CNN. Pesë nga të plagosurit janë shtruar në spital, ndërsa të tjerët kanë marrë ndihmë në vendngjarje.

Sulmi ndodhi rreth orës 7:00 të mëngjesit, kur Rusia qëlloi pesë raketa balistike drejt Kievit. Sipas Komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës, të gjitha raketat u asgjësuan nga mbrojtja ajrore ukrainase. Gjithashtu, 40 dronë u rrëzuan dhe 20 të tjerë nuk arritën në objektivat e tyre. Megjithatë, mbeturinat e raketave shkaktuan dëme në qendër të qytetit.

Një i vdekur dhe 12 të plagosur nga bombardimi rus në bllokun e

Përveç ambasadës shqiptare, u dëmtuan edhe ato të Argjentinës, Palestinës, Maqedonisë së Veriut, Portugalisë dhe Malit të Zi, konfirmoi Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Një i vdekur dhe 12 të plagosur nga bombardimi rus në bllokun e

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se sulmi ishte një përgjigje ndaj një goditjeje ukrainase mbi një fabrikë kimike në Rostov, e cila përdori raketa amerikane ATACMS. Sipas tyre, objektivat kryesore të sulmit përfshinin qendrën e SBU-së, byronë e projektimit të raketave “Neptune” dhe pozicionet e sistemit të mbrojtjes ajrore “Patriot”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos