Një nga punët më të vështira në temperatura mbi 42 gradë celsius

Nga Anxhela Celibashi
22 Korrik 2024, 08:25 | Bota

Në temperaturat që kalojnë 40 grade celsius në Greqi, disa e kanë të pamundur të ndërpresin punën e tyre të përditshme. 

Janis Asimakopulos është një i ri, i cili punon si “delivery” për ushqimet. Gjatë ditës, ai më shumë djersin gjatë gjithë kohësh, ka rrezik që t’i shkrijnë gomat e motorit me të cilin udhëton dhe e vetmja gjë që pret është të shkojë në shtëpi dhe të qetësohet.

Shoferi i dërgesës së ushqimit, Yannis Asimakopoulos, përballon një ditë tjetër temperaturash të larta në Athinë.

“Të ngasësh një motor është vërtet e vështirë. Duhet të mbani një helmetë, duhet të ndalosh gjatë gjithë kohës, gomat shkrihen më shpejt, rruga është e rrëshqitshme, kushtet në përgjithësi janë vërtet të vështira dhe me kalimin e kohës temperatura rritet dhe bëhet edhe më e vështirë”, shprehet ai.

Në kushtet të tilla nxehtësie, qeveria greke mori masa, duke kufizuar orët e punës, për ata punonjës që  janë në terren, por edhe ata që punojnë në zyra.

Për Asimakopoulos ky është një vendim i mirë, por jo në të gjitha raste zbatohet. “Besoj se kjo masë është shumë e mirë, por nuk është zbatuar plotësisht, shumë njerëz që duhet të punojnë, që kanë nevojë për më shumë para për familjet e tyre, do të vazhdojnë të punojnë dhe punëdhënësi do ta shfrytëzojë”.

Edhe më herët, Greqia ka kaluar temperatura të larta gjatë vitit. Në qershor, shkollat u mbyllën përkohësisht, ndërsa këtë meskorriku u dha urdhër  mbyllja e vendeve arkeologjike për disa orë gjatë pikut të vapës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos