Njerëzit u hodhën nga ndërtesa, zjarri në një hotel në indi u merr jetën 21 personave

Nga Xhevahir Qardaku
3 Qershor 2026, 16:12 | Bota

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën nga një zjarr i madh që përfshiu një hotel në jug të Nju Delhit, në një nga tragjeditë më të rënda të këtij lloji në kryeqytetin indian në vitet e fundit.

Flakët shpërthyen në zonën Malviya Nagar, një lagje e njohur për studentët dhe profesionistët e rinj. Pamjet televizive treguan ndërtesën të përfshirë nga zjarri, me tym të dendur që dilte nga ambientet dhe fasadën e djegur.

Dëshmitarët panë gjithashtu dy persona që u hodhën nga katet e sipërme në përpjekje për t’i shpëtuar flakëve. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos