“Nuk ka zona të sigurta në Gaza”, Borrell dënon sulmin në Rafah

Nga A2 CNN
7 Maj 2024, 13:23 | Bota

“Nuk ka zona të sigurta në Gaza”, Borrell dënon

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i është shtuar zërave kritikë ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, për injorimin e kërkesave ndërkombëtare kundër sulmit në Rafah, i cili është bërë një pikë e re qendrore në luftën shtatë mujore. 

“Ofensiva tokësore kundër Rafahut ka filluar sërish, pavarësisht nga të gjitha kërkesat e komunitetit ndërkombëtar, SHBA, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian,  të gjithë duke i kërkuar Netanyahut të mos sulmojë Rafahun”, tha Borrell në një konferencë të martën.

"Pavarësisht këtyre paralajmërimeve dhe këtyre kërkesave, sulmi filloi dje mbrëma. Kam frikë se kjo do të shkaktojë përsëri shumë viktima, viktima civile. Ka 600.000 fëmijë në Gaza. Ata do të shtyhen në të ashtuquajturat "zona të sigurisë" - nuk ka zona të sigurta në Gaza", theksoi ai.

“Nuk ka zona të sigurta në Gaza”, Borrell dënon

Borrell e përshkroi gjithashtu mungesën e marrëveshjes për një armëpushim si "lajm të trishtuar", duke shtuar: "Hamasi pranoi, Izraeli refuzoi".

Pavarësisht se Hamasi ra dakord për një projekt-marrëveshje armëpushimi, Netanyahu është zotuar të vazhdojë me një sulm ndaj qytetit. Forcat izraelite kanë marrë nën kontroll anën palestineze të kalimit Rafah, një pikë hyrëse jetike për ndihmat në Gaza në kufirin me Egjiptin.

“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Egjipti dënon pushtimin e pikës kufitare të Rafah

Edhe Ministria e Jashtme e Egjiptit dënoi Izraelin për marrjen e kontrollit të anës palestineze të pikës kryesore kufitare Rafah, duke e quajtur masën një "përshkallëzim të rrezikshëm".

Ministria tha se kërcënonte "jetët e më shumë se një milion palestinezëve që varen kryesisht nga ky vendkalim si linja kryesore e shpëtimit të Rripit të Gazës".

Ushtria izraelite konfirmoi më herët se kishte marrë nën kontroll anën palestineze të kalimit midis Gazës dhe Egjiptit, një pikë kyçe hyrëse për ndihmën humanitare në enklavën e rrethuar.

“Nuk ka zona të sigurta në Gaza”, Borrell dënon

Objekti është i vetmi vendkalim kufitar i Gazës që nuk kontrollohet nga Izraeli dhe ka shërbyer si pikë hyrëse për shumë nga ndihmat e kufizuara humanitare që kanë hyrë në Gaza.

Egjipti i bëri thirrje palës izraelite që të ushtrojë "nivelet maksimale të përmbajtjes" dhe "të qëndrojë larg" nga politikat që do të kërcënonin një armëpushim të mundshëm.

Egjipti po punon me Katarin si ndërmjetës në bisedimet për një marrëveshje armëpushimi për pengjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos