Nuk kemi asgjë për të fshehur. Me këtë pohim, presidenti amerikan Donald Trump i bëri thirrje republikanëve të tij në kongres të votojnë për publikojnë dokumentet e lidhura me abuzuesin seksual, Jeffrey Epstein, në një përmbysje të qëndrimit të tij të mëhershëm.
Mesazhi i Trump në rrjetet sociale erdhi pasi kreu i dhomës së përfaqësuesve Mike Johnson deklaroi se besonte që një votim mbi publikimin e dosjes në duart departamentit të drejtësisë për rastin Epstein do t’i jepte fund pretendimeve se Trump kishte ndonjë lidhje me trafikimin dhe abuzimin e vajzave të mitura, nga ana e financierit të vetëvrarë.
“Republikanët e dhomës së përfaqësuesve duhet të votojnë për publikimin e materialeve pasi ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Është koha t’I vëmë kapakun këtij mashtrimi demokrat të përgatitur nga lunatikët e së majtës radikale me qëllim që të devijojnë vëmendjen nga suksesi i madh i partisë Republikane, përfshirë fitoren tonë të fundit ndaj “mbylljes së qeverisë” nga ana e demokratëve”, tha Donald Trump.
Edhe pse Trump dhe Epstein janë fotografuar së bashku disa dekada më parë, presidenti ka thënë se ata I kishin ndërprerë marrëdhëniet para dënimit të Epstein.
Emaile të publikuara javën e kaluar nga një komisionin i Dhomës së Përfaqësuesve, treguan se financieri i vetëvrarë besonte se Trump ishte në ‘’dijenitë vajzave’’, edhe pse nuk është e qartë se çfarë nënkupton kjo frazë.
Në një prej emaileve që ai i çonte bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxëell ai pretendonte se Trump kishte kaluar disa orë në shtëpinë e tij me një prej vajzave. Presidenti republikan që i cilëson këto si një fushatë shpifje ka udhëzuar departamentin e drejtësisë të hetojë lidhjet e Epstein me figura kyçe të demokratëve, përfshirë Bill Clinton. Çështja ka ndarë republikanët në kongres, me disa prej tyre që besojnë se qeveria po fsheh informacione sensitive. (A2 Televizion)
