Nuk ka “Patriot” për Ukrainën! Sullivan: Nëse do kemi sisteme të lira do t’i dërgojmë

Nga Erjon Dervishi
27 Prill 2024, 08:54 | Bota

Sistemit i mbrojtjes Patriot, aq shumë i kërkuar nga Ukraina nuk do të jetë gati për një kohë të gjatë. Kështu ka deklaruar Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA, Jake Sullivan.

Në një intervistë për rrjetin amerikan, NBC Sullvin theksoi se, sistemet amerikane Patriot janë vendosur në disa pjesë të botës, duke përfshirë edhe Lindjen e Mesme, por vetëm nëse do të ketë ndonjë bateri sistemesh raketore të lira atëherë ato do të mund të dërgohen në Ukrainë.

Kjo është një goditje e rëndë për mbrojtjen ukrainase, në kohën kur Rusia po përgatit ofensivën e saj të verës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Patriotët duheshin "urgjentisht" për t'u përballur me një kërcënim ajror në rritje rus dhe "duhet të shpëtojnë jetë tani".

BBC thekson se 6 dollarët e proklamuar nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes janë pjesë e paketës së ndihmës prej 60 miliardë dollarësh të nënshkruar nga Presidenti i SHBA Joe Biden pas marrjes së dritës jeshile nga Kongresi, e cila përfshin gjithashtu 1 miliard dollarë ndihmë të menjëhershme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos