"Nuk kënaqemi me biseda boshe", FSB shkatërron planet e Ukrainës për vrasjen e zyrtarëve rusë

Nga Erjon Dervishi
26 Dhjetor 2024, 15:33 | Bota

"Nuk kënaqemi me biseda boshe", FSB shkatërron planet e

Washingtoni duhet të hedhë hapin e parë për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë. Kështu ka dekluara Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov gjatë një prononcimi për mediat. Lavrov u shpreh se Rusia është e gatshme të punojë me administratën e ardhshme të Donald Trump për të përmirësuar marrëdhëniet nëse SHBA ka synime serioze për ta bërë këtë.

Trump, i cili do të kthehet si president i SHBA-së më 20 janar, e cilëson veten si një mjeshtër i marrëveshjeve dhe është zotuar se do t'i japë fund luftës në Ukrainë, por nuk ka përcaktuar se si mund ta arrijë këtë përtej shtyrjes së Presidentit Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelenskiy për të rënë dakord për dhënien fund të luftës.

"Ne nuk mund të kënaqemi me biseda boshe. Deri më tani, gjithçka që dëgjojmë është të flitet për nevojën për të arritur një lloj armëpushimi. Dhe nuk fshihet se ky armëpushim është i nevojshëm për të fituar kohë për të vazhduar çarmatosjen e Ukrainës, në mënyrë që ata të mund të rregullojnë veten e tyre, të kryejnë mobilizim shtesë, dhe kështu me radhë. Një armëpushim është një rrugë drejt askundit dhe, natyrisht, interesat legjitime të sigurisë së fqinjëve tanë, por në një kontekst që do të sigurojë pamundësinë e shkeljes së këtyre marrëveshjeve në mënyrë juridike ndërkombëtare”, u shpreh ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.

Sakaq, Shërbimi sekret rus FSB ka bërë të ditur se ka prishur disa plane të shërbimit sekret ukrainas për të vrarë oficerët e lartë rusë dhe familjet e tyre në Moskë. FSB tha të enjten se Ukraina po planifikonte përdorimin e pajisjeve shpërthyese të maskuara si dosje me dokumente apo edhe materiale të tjera elektrike.  FSB tha se një bombë e maskuar si një bankë energjie u gjet tek një prej burrave dhe supozohej se ishte ngjitur në makinën e një punonjësi të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes duke përdorur magnet. Një tjetër rus kishte për detyrë të spiunonte anëtarët kryesorë të sistemit rus të mbrojtjes. Një nga planet përfshinte dërgimin e një mjeti shpërthyes të maskuar si një dosje dokumentesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos