Ç’po ndodh? Mbyllen përkohësisht të gjithë aeroportet e Moskës

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2024, 14:38 | Bota

Ç’po ndodh? Mbyllen përkohësisht të gjithë

Të katër aeroportet e Moskës janë mbyllur përkohësisht, sipas mbikëqyrësit të aviacionit të Rusisë.

Sipas mediave të huaja, Aeroporti në Kaluga, i cili është 160 km në jugperëndim të Moskës, është mbyllur gjithashtu.

"Ekuipazhet e avionëve, kontrollorët e trafikut ajror dhe shërbimet e aeroportit po marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e fluturimit," tha Rosaviatsia në një deklaratë.

Ende asnjë arsye nuk është dhënë nga autoritetet në Rusi lidhur me mbylljen e aeroporteve, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se lufta në Ukrainë ka sjellë edhe probleme të herëpashershme me fluturimet, pasi në disa raste raketat kanë rrezikuar edhe sigurinë e avionëve.

Një avion i Azerbajxhan Airlines me 67 persona në bord u rrëzua ditën e djeshme në Kazakistan, pasi dyshohet se u godit nga shpërthimi i një rakete ruse.

 

 

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos