Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka refuzuar në mënyrë eksplicite ftesën dhe sfidën e Vladimir Putinit për herë të parë për të udhëtuar në Moskë për një takim ballë për ballë. Gjatë një interviste me transmetuesin amerikan ABC Neës, Zelensky deklaroi se nëse do të kishte ndonjë gjë, udhëheqësi i Kremlinit mund të "vinte në Kiev".
“Putin mund të vijë në Kiev. Nuk mund të shkoj në Moskë kur vendi im është nën sulm me raketa çdo ditë. Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e këtij terroristi. Putini e kupton këtë", i tha Zelensky intervistueses së ABC, Martha Raddatz.
Një ditë më parë presidenti rus Vladimir Putin i kërkon homologut Volodymyr Zelensky të shkojë në Moskë për bisedime paqeje, duke pretenduar se do të ofrojë siguri për udhëheqësin ukrainas. (A2 Televizion)