Nuk përballoi “arrestin në shtëpi” prej debateve me gruan, 56-vjeçari shkon të jetojë si i pastrehë

Nga A2 CNN
27 Maj 2025, 16:31 | Bota

Nuk përballoi “arrestin në shtëpi” prej debateve me

Më mirë të jetosh në rrugë, pranë njerëzve të pastrehë të panjohur, sesa të qëndrosh brenda mureve të shtëpisë me partnerin tënd. Kështu mendon një burrë 56-vjeçar italian, i cili nuk ka mundur ta përballojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për shkak se i duhej të ishte gjatë gjithë kohës me bashkëshorten.

56-vjeçari nga Biancavilla u largua nga shtëpia e tij pas një grindjeje dhe karabinierët e gjetën në Catania, mes të pastrehëve në Piazza Verga.

Ai u arrestua për mos zbatim të masës së tij të sigurisë dhe u dërgua në shtëpi për të vazhduar vuajtjen e dënimit.

Burri ka rrëfyer se pas një debati të ashpër me partneren e tij, vendosi të largohej nga shtëpia, duke mos kërkuar strehim te të afërmit ose miqtë, por të shkonte në Katania dhe t’i bashkohej disa njerëzve të pastrehë që zakonisht jetojnë në Piazza Giovanni Verga, një nga zonat qendrore të qytetit.

Më mirë të jetoj në rrugë sesa me partneren time në Biancavilla”, i ka thënë 56-vjeçari karabinierëve, një frazë që i habiti oficerët por nuk e ndryshoi rezultatin final.

Pavarësisht motivit të tij, të cilin ai e përcaktoi si "një çështje mbijetese emocionale", karabinierët nuk kishin zgjidhje tjetër veçse ta kryenin arrestimin dhe ta shoqëronin atë përsëri në shtëpinë e tij në Biancavilla, ku ai do të duhet të vazhdojë të vuajë masën e tij paraprake të sigurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos