Kremlini tha të hënën se nuk kishte asnjë dyshim që udhëheqja në Serbi, një aleate e ngushtë e Rusisë, do të mund të rivendoste shpejt qetësinë, pavarësisht asaj që e përshkroi si presion të paprecedentë pas protestave të mëdha kundër qeverisë, shkruan A2 CNN.
“Pavarësisht presionit të paprecedentë që po ushtrohet pa dyshim mbi Serbinë, madje nuk mund të përjashtojmë as përdorimin e teknologjive të njohura për nisjen e një revolucioni me ngjyra, ne nuk kemi asnjë dyshim se udhëheqja aktuale serbe do të jetë në gjendje të rivendosë rendin dhe qetësinë në republikë në të ardhmen e afërt”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov.
Policia serbe të shtunën u përplas me protestuesit kundër qeverisë që kërkonin zgjedhje të parakohshme dhe fundin e sundimit 12-vjeçar të Presidentit Aleksandar Vuçiç. (A2 Televizion)