“Nuk përulemi para SHBA”- Misioni i Iranit në OKB: Trump, gënjeshtar dhe frikacak! S’negociojmë nën presion

Nga A2 CNN
18 Qershor 2025, 17:08 | Bota

“Nuk përulemi para SHBA”- Misioni i Iranit në OKB: Trump,

Misioni i Iranit në OKB sapo i është përgjigjur pretendimit të Presidentit amerikan Donald Trump se Teherani i është drejtuar Uashingtonit për negociata.

“Asnjë zyrtar iranian nuk ka kërkuar ndonjëherë të përulet para portave të Shtëpisë së Bardhë”, tha përfaqësuesja në një deklaratë me shkrim, raportojnë mediat e huaja.

"E vetmja gjë më e përçmueshme se gënjeshtrat e tij është kërcënimi i tij frikacak për të 'rrëzuar' Udhëheqësin Suprem të Iranit”, vijonte deklarata më tej.

“Irani NUK negocion nën presion, NUK do të pranojë paqen nën presion dhe sigurisht JO me një luftëtar që ka qenë i kapur pas rëndësisë”, deklaroi më tej Misioni i Iranit në OKB, shkruan A2 CNN.

"Irani do t'i përgjigjet çdo kërcënimi me një kundërkërcënim dhe çdo veprimi me masa reciproke", përfundonte deklarata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos