Bashkimi Europian përballet me kërcënimin më të drejtpërdrejtën në dekada. Është alarmi që ngre përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, e cila ju drejtua me një fjalim Parlamentit Evropian në Strasburg të mërkurën.
Më samitin e NATO-s në Hagë, që po afrohet, Kallas bëri thirrje për investime urgjente në mbrojtje dhe mbështetje të palëkundur për Ukrainën. Duke e përshkruar Rusinë si agresor në rritje, Kallas e akuzoi atë për shkelje të hapësirës ajrore të BE, spunazh kibernetik dhe sulme në infrastrukturë.
Ajo paralajmëroi se Moska tani shpenzonte më shumë për mbrojtjen se për shëndetësinë, arsimin dhe politikat sociale të marra bashkë, çka siç tha nënvizon planin afatgjatë të agresionit. Zgjidhja për t’iu kundërvënë sipas Kallas, është uniteti.
Diplomatja estoneze theksoi se vendet në kufi me Rusinë kanë ndjerë prej kohësh barrën e provokimeve të saj, ndërsa i kërkoi të gjithë aleatëve europianë të marrin seriozisht shpenzimet e mbrojtjes.
“Europa duhet të përgatitet për objektivin e 5 përqindëshit të GDP-së, për shkak të ndryshimeve drastike gjeopolitike”, tha Kallas.
Shefja e diplomacisë së bllokut e cilësoi Ukrainën si vijën e parë të mbrojtjes europiane, duke këmbëngulur që mbështetja për vendin të rritet. (A2 Televizion)