Objekte “misterioze” bien nga qielli, shihen në disa shtete në Amerikë

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2024, 10:55 | Bota

Objekte “misterioze” bien nga qielli, shihen në disa shtete

Objekte misterioze u panë duke rënë nga qielli dhe duke u shpërbërë në disa shtete të Amerikës.

Ngjarja është parë në disa pjesë të Kolorados, Teksasit, Oklahomës dhe Kansasit. Dhjetëra dëshmitarë raportuan fenomenin rreth orës 9:00 pasdite, duke thënë se dritat kaluan nëpër qiell për deri në 60 sekonda para se të zhdukeshin.

Një banor i Teksasit e përshkroi si "ngjarjen më të ndritshme të meteorëve që kam parë ndonjëherë", shkruan A2.

Objekte “misterioze” bien nga qielli, shihen në disa shtete

Megjithatë, eksperti Jonathan McDowell konfirmoi se gjithçka është parë në qiell ka qenë shpërthimi i një prej satelitëve të Starlink të SpaceX që po rikthehej në atmosferën e Tokës.

McDowell theksoi se thuajse çdo ditë ka një rikthim të satelitëve të Starlink. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos