Ofensiva pranverore e Putinit. Rusia sulmon Ukrainën, shpërthime e viktima në Odesa dhe Herson

Nga Xhevahir Qardaku
16 Prill 2025, 18:34 | Bota

Rusia ka nisur zyrtarisht ofensivën pranverore kundër Ukrainës. Ushtria e Putinit lëshoi një sulm me dronë gjatë natës në rajonin e Odesës, shkruan A2.

Shpërthime dhe zjarre janë raportuar në zona të ndryshme. Disa persona kanë marrë ndihmë mjekësore nga plagët e marra. Në shënjestër të ushtrisë ruse përfundoi edhe rajoni i Herson. Raportohet për një person të vrarë dhe 8 të tjerë të plagosur nga sulmet e forcave të Putinit ndaj qytetit ukrainas me avionë lufte dhe artileri.

Autoritetet e Kievit akuzuan Moskën se ka goditur ndërtesa banimi, spitale, kisha dhe shkolla.

Nga ana tjetër, Rusia pretendon se ka rrëzuar me dhjetra dronë të lëshuar nga Ukraina në rajonet e saj kufitare. Gjithashtu, akuzon për shkelje të armëpushimit mbi infrastrukturën energjitike.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos