All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

OKB: Grupi për shpërndarjen e ndihmave në Gazë ka dështuar në misionin e tij

Nga A2 CNN
13 Qershor 2025, 15:00 | Bota
All - Paragraf - 1

OKB: Grupi për shpërndarjen e ndihmave në Gazë ka

Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF) – që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli – ka dështuar në misionin e tij, në aspektin humanitar, thanë Kombet e Bashkuara më 13 qershor.

All - Paragraf - 3

OKB-ja dhe grupet e tjera të mëdha të ndihmës kanë refuzuar të bashkëpunojnë me GHF-në lidhur me shqetësimet se ky fondacion është dizajnuar për t’i ndihmuar qëllimeve ushtarake të Izraelit.

“GHF-ja, thënë drejt, ka qenë, nga aspekti humanitar, një dështim”, tha Jens Laerke, zëdhënës i agjencisë së OKB-së për ndihmë humanitare, OCHA, gjatë një konference për media në Gjenevë.

“Ata nuk po bëjnë atë që duhet të bëjë një operacion humanitar, që është ofrimi i ndihmës për njerëzit ku ata gjenden dhe në një mënyrë të sigurt”.

All - Paragraf - 6

Laerke shtoi se OKB-ja ka gati operacionin për shpërndarjen e ndihmave dhe se po presin që Izraeli t’u japë leje që të nisin shpërndarjen.

GHF-ja nisi operacionet më 26 maj, pasi Izraeli kishte ndërprerë furnizimet për Gazën për më shumë se dy muaj, duke shkaktuar mungesë të madhe të furnizimeve.

GHF-ja pretendoi se kishte shpërndarë pothuajse 2.6 milionë vakte ushqimore vetëm të enjten dhe mbi 18.6 milionë që kur ka nisur operimin.

All - Paragraf - 9

Lufta në Gazë ka nisur në tetor të vitit 2023, kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Izraeli është zotuar se do të vazhdojë luftën deri në shkatërrimin e Hamasit dhe kthimin e pengjeve të mbetura.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në territorin palestinez janë vrarë më shumë se 55.000 persona dhe OKB-ja ka paralajmëruar se pothuajse e gjithë popullsia e territorit është buzë zisë së bukës./ REL (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos