Ushtria izraelite pas sulmeve: Centrali bërthamor i Iranit në Natanz është dëmtuar ndjeshëm

Nga A2 CNN
13 Qershor 2025, 13:22 | Bota

Ushtria izraelite pas sulmeve: Centrali bërthamor i Iranit në Natanz

Zëdhënësja e Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), Gjeneral Brigade Effie Defrin, ka dhënë më shumë detaje mbi sulmet e Izraelit gjatë natës në Iran.

Sipas mediave të huaja, Defrin thotë se Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) "dëmtuan ndjeshëm" uzinën bërthamore të Natanzit, e cila është uzina kryesore e pasurimit të uraniumit në Iran.

Më parë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike konfirmoi se uzina bërthamore në fjalë u godit nga sulmet ajrore izraelite, shkruan A2 CNN.

“Ky objekt i shërbeu Gardës Revolucionare për të çuar përpara programin e tyre bërthamor ushtarak”, thotë zëdhënësi i IDF-së.

"Për shumë vite, njerëzit e regjimit iranian bënë përpjekje për të siguruar armë bërthamore në këtë objekt", thotë ai, përpara se të pretendojë se vendi "ka infrastrukturën e nevojshme për të pasuruar uraniumin në një nivel ushtarak".

Autoritetet iraniane më herët sot informuan IAEA-ja se nuk kishte pasur rritje të niveleve të rrezatimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos