
Lideri i Bjellorusisë po e shijon tej mase vizitën e tij në Korenë e Veriut. Pasi u prit me nderimet më të larta, me kuaj të bardhë dhe të shtëna topi, Aleksandër Lukashenko nxori arsenalin e dhuratave për Kim Jong Un, siç u raportua, për miqësinë e tyre.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte një snajper i dhuaruar nga Lukashenko për diktatorin, të cilit i tha: Ta kesh sepse nuk i dihet! Kim Jong un shihet i emocionuar teksa e provon armën e re.
Në mesin e dhuratave ishin dhe një kuti me çokollata. Nga ana tjetër lideri i Koresë së Veriut i bëri dhuratë një shpatë dhe një vazo me imazhin e Lukashenkos. (A2 Televizion)