Risia në Shtëpinë e Bardhë, Zonjës së Parë amerikane i bashkohet roboti “i parë”

Nga Erjon Dervishi
26 Mars 2026, 15:56 | Bota

Risia në Shtëpinë e Bardhë, Zonjës së Parë

Një mysafir i pazakontë iu bashkua Zonjës së Parë të SHBA-së Melania Trump për hapjen e samitit të parë të Koalicionit Global “Nxitja e së Ardhmes Së Bashku”.

Një robot i gjatë bardh e zi shoqëroi Melanian në podium, ndërsa bashkëshortë të tjerë të parë nga e gjithë bota, përfshirë zonjën e parë të Francës, Brigitte Macron, dhe zotërinë e parë të Kosovës, Prindon Sadriu, e shikonin, shkruan A2CNN.

 Roboti u prezantua para të pranishmëve si një “humanoid” i quajtur “Figura 3”. Ai i tha grupit se ishte ndërtuar në SHBA.

 Sipas Shtëpisë së Bardhë, “Nxitja e së Ardhmes Së Bashku do t'u vërë në dispozicion vendeve të botës teknologjinë e përparuar, duke përfshirë inteligjencën artificiale, për të ndihmuar fëmijët, edukatorët dhe prindërit, duke i mbrojtur ata gjithashtu nga rreziqet në internet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos