Organizata Mbikëqyrëse Atomike: Irani nuk po përpiqej të ndërtonte armë bërthamore

Nga A2 CNN
18 Qershor 2025, 18:34 | Bota

Organizata Mbikëqyrëse Atomike: Irani nuk po përpiqej të

Organizata mbikëqyrëse bërthamore nuk beson se Irani po përpiqej të zhvillonte një armë bërthamore, tha shefi i saj për Sky News.

"Arritëm në përfundimin se nuk mund të pohojmë se ka ndonjë përpjekje sistematike në Iran për momentin, për të prodhuar një armë bërthamore", thotë Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Ai i thotë prezantueses kryesore të lajmeve botërore, Yalda Hakim, se raporti i IAEA-s, i cili është cituar gjerësisht nga Izraeli, zbuloi se Irani po pasuron uranium me 60%, i vetmi vend në botë që e bën këtë, kështu që "kishte elementë për t'u shqetësuar".

"Por sa i përket thënies se ata po ndërtojnë dhe prodhojnë një armë bërthamore - jo, ne nuk e thamë këtë", shtoi ai, shkruan A2 CNN.

I pyetur nëse IAEA ishte e shqetësuar për ndikimin e shënjestrimit të objekteve bërthamore nga Izraeli, Grossi përgjigjet: "Sigurisht që po."

Ai paralajmëron se "ekziston gjithmonë mundësia e një ngjarjeje radiologjike" kur goditet një vend bërthamor, siç është "shpërndarja e materialit bërthamor në atmosferë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos