Orteku vret dy persona në Alpe

Nga A2 CNN
19 Maj 2024, 12:18 | Bota

Orteku vret dy persona në Alpe

Dy alpinistë humbën jetën në Alpet zvicerane si pasojë e një orteku që u shkëput papritmas nga malet, duke i zënë poshtë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Pigne d'Arolla, në një lartësi 3800 m, mes rajonit të Cervino e Grand Combin.

Sipas të dhënave paraprake, të dy viktima janë italiane, teksa një person i tretë ka mundur të shpëtojë nga masivi i borës.

Ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje me helikopter, ndërsa dyshohet se orteku është shkëputur dhe për shkak të rritjes së temperaturave gjatë ditëve të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos