Shkaktoi përleshje në Parlament dhe sheshe, presidentja gjeorgjiane veto ligjit për “agjentët e huaj”

Nga A2 CNN
19 Maj 2024, 10:48 | Bota

Shkaktoi përleshje në Parlament dhe sheshe, presidentja gjeorgjiane

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili i ka vendosur veton ligjit të shumëkontenstuar për agjentët e huaj që shënjestron mediat dhe organizatat joqeveritare, të cilat financohen prej qeverive të huaja.

Prej disa javësh banorët e Gjeorgjisë kanë dalë në sheshet kryesore për të protestuar pasi e konsiderojnë këtë ligj të rrezikshëm për rrugën e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Presidentja Zurabishvili e cila ka mospajtime me partinë në pushtet, kishte reaguar edhe më herët duke thënë se do t’i vendoste veton ligjit, i cili u miratua nga parlamenti më 14 maj.

Kundërshtarët e këtij dokumenti, të miratuar nga Parlamenti i Gjeorgjisë më herët gjatë javës, janë sulmuar të shtunën nga mbështetësit e partisë në pushtet, jashtë Universitetit Shtetëror të Tbilisit, ku kanë qenë duke pritur kryeministrin e shtetit, Irakli Kobakhidze.

Protestuesit kundër besojnë se dokumenti ka ngjashmëri me legjislacionin e përdorur prej presidentit rus, Vladimir Putin për t’i heshtur kundërshtarët në Rusi dhe për t’i mbyllur institucionet e pavarura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos