Pakistani mesazh SHBA-së dhe Iranit: Zgjatni armëpushimin, diplomacia është e vetmja rrugë

Nga A2 CNN
21 Prill 2026, 17:50 | Bota

Pakistani mesazh SHBA-së dhe Iranit: Zgjatni armëpushimin, diplomacia

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, ka bërë thirrje për zgjatjen e armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke theksuar se diplomacia mbetet rruga e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme.

Gjatë një takimi në Islamabad me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së, Natalie Baker, Dar u kërkoi të dyja palëve të shmangin përshkallëzimin e tensioneve dhe të vijojnë dialogun.

Sipas tij, vetëm përmes bisedimeve mund të adresohen sfidat ekzistuese dhe të garantohet stabiliteti afatgjatë në rajon.

Deklarata e tij vjen në një moment kur tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit mbeten të larta, ndërsa përpjekjet ndërkombëtare janë përqendruar në shmangien e një përplasjeje të re. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos