"Palestina e lirë", protestuesit në Londër kërkojnë armëpushim të përhershëm në Gaza

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2023, 20:07 | Bota

"Palestina e lirë", protestuesit në Londër

Dhjetëra mijëra protestues pro-palestinezë kanë dalë sërish në rrugët e Londrës për të kërkuar një armëpushim të përhershëm në konfliktin që tashmë ka marrë mijëra jetë të pafajshme.

Shumë prej të pranishmëve në këtë protestë marshim mbanin në duar flamuj, duke brohoritur "Palestina e lirë".

Kishte një prani të madhe policore përgjatë demonstratës, me oficerë që shpërndanin fletëpalosje për të paralajmëruar se mbështetja për Hamasin ose urrejtja ndaj asnjë feje nuk do të tolerohet.

Organizatorët e marshimit thanë se nuk mendonin se kjo ishte e nevojshme, duke shtuar se e kishin bërë të qartë se qëndronin kundër racizmit në të gjitha format e tij.

Policia e Londrës bën me dije se dy persona u arrestuan për mbështetjen e një organizate të ndaluar, teksa 4 të tjerë u ndalua për thirrje raciste.

Protesta të ngjashme u mbajtën njëkohësisht dhe në disa qytete të tjera evropiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos