Panik në Turqi, përfshihet nga flakët avioni rus me pasagjerë

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2024, 07:28 | Bota

Panik në Turqi, përfshihet nga flakët avioni rus me

Pasagjerët e një avioni rus kanë kaluar momente të tmerrshme në Antalia të Turqisë, kur mjeti fluturues u përfshi nga flakët.

Zjarri u shfaq në motor teksa avioni po ulej në pistë, teksa ekipet e shpëtimit arritën të evakuojnë në kohë të 79 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit.

Avioni udhëtonte nga Soçi në Antalia, ndërkohë që një hetim ka nisur për shkaqet e zjarrit në motor.

Pista e aeroportit të Antalias u mbyll përkohësisht për shkak të këtij incidenti dhe shumë fluturime u devijuan në aeroporte të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos